Ndërlidhjet

Dita e tretë e protestave në Oman



Qindra protestues e kanë bllokuar hyrjen në portin Sohar në Oman, në ditën e tretë të protestave kundër regjimit.

Ndërkohë, forcat e sigurisë i kanë bllokuar rrugët kryesore që çojnë në qytetin Sohar, 200 km në veriperëndim të kryeqytetit Muskat.

Zyrtarët thanë se një person e humbi jetën të dielën, pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demonstruesve në rrugët e Soharit.

Omani, i cili sundohet nga Sulltan Kabu bin Said dhe familja e tij, është shkëndija më e re në botën arabe ku po sfidohen autoritetet.
XS
SM
MD
LG