Ndërlidhjet

BE i miratoi sanksionet Libisë



Bashkimi Evropian është dakorduar për sanksionet kundër regjimit libian të Moamer Gadafit, përfshirë embargo të armëve, ngrirje të aseteve dhe ndalesa të udhëtimit.

Ministri i Energjisë i Hungarisë, Tamas Fellegi, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së, tha se vendimi u dakordua në takimin e ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

Fellegi tha se BE-ja "ka vendosur embargo të armëve Libisë dhe sanksione atyre që janë përgjegjës për ushtrimin e dhunës ndaj popullatës civile".

Ngrirja e aseteve dhe ndalesa e vizave të udhëtimit ka në shënjestër Gadafin dhe rrethin më të ngushtë të tij.

Ndërkohë, Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, bëri thirrje që të gjitha vendet t’i mbështesin reformat në Lindjen e Mesme.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, sot do takohet me ministrat e jashtëm dhe me të dërguarit në takimin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë.

Të premten, Këshilli njëzërit e pezulloi Libinë.
XS
SM
MD
LG