Forca e NATO-s në Afganistan tha se beson që Irani i furnizon me armë kryengritësit në këtë vend.
Kundëradmirali amerikan Gregori Smith tha se iranianët u japin atyre "sasi të kufizuara të plumbave, pjesë teknike të bombave artizanale, raketa dhe granatahedhës" nëpërmjet rrjeteve mirë të organizuara përgjatë kufirit.
Smith, i cili është zëvendës i ISAF-it, tha se kjo forcë po e vëzhgon me kujdes aktivitetin e Iranit.