Ndërlidhjet

Ngërçi i identifikimit


Foto nga protestat simbolike në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.
Foto nga protestat simbolike në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.
Përfaqësues të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur theksuan rëndësinë e depolitizimit të çështjes së të pagjeturve dhe thanë se në bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kjo temë duhet t’i kalojë suazat teknike.


Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur u kërkoi autoriteteve kosovare dhe misionit evropian për sundimin e ligjit në vend, që të rrisin bashkëpunimin për të zgjidhur, siç thuhet, ngërçin aktual rreth identifikimit të mbi 400 mbetjeve mortore që gjenden në morgun e Prishtinës.

Pas mosmarrëveshjeve që ndodhën kohë më parë ndërmjet EULEX-it dhe Zyrës për Mjekësi Ligjore të Kosovës, drejtoresha e përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, Katheryne Bomberger, u bëri thirrje mekanizmave përgjegjës për personat e pagjetur në Kosovë të ofrojnë të gjitha të dhënat për të rregulluar identifikimet e gabueshme të personave që konsiderohej të ishin të pagjetur.

Fotografitë e personave të pagjetur vazhdojnë të qëndrojnë në rrethojën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo foli për mospërputhjen ekzistuese ndërmjet 1800 mostrave të plota e 280 mostrave të pjesshme të gjakut dhe mbetjeve mortore që gjenden në morgun e Prishtinës.

“Tani kemi përfunduar 98 për qind të koleksionit të mostrave të gjakut dhe nuk e dimë pse ato mostra nuk përputhen me mbi 400 mbetjet mortore në morgun e Prishtinës. Ne e dimë se ka identifikime të gabueshme, por nuk e dimë deri në çfarë mase janë bërë ato. Do të ishte e tmerrshme nëse ekzistojnë shumë raste të tilla
”, tha Bomberger.

Mirëpo, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës-përgjegjës për çështjen e të pagjeturve, hodhën fajin mbi problemin e identifikimit të mbetjeve mortore të morgut të Prishtinës te përfaqësuesit e EULEX-it.

Drejtuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se tani është momenti i fundit që përfaqësuesit e EULEX-i të bashkëpunojnë me autoritetet kosovare.
Nënat e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë protestojnë para Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore.

“Problemi është se ky proces është i mbyllur ose atë e ngulfat Alain Robinsoni, i cili është bashkëdrejtor në Zyrën e Mjekësisë Ligjore, ndërsa ai sillet si drejtor”
, deklaroi Gjetaj.

Ndonëse ishte e paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të EULEX-it në takimin e së hënës me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, në konferencë nuk ishte i pranishëm askush nga misioni evropian për të folur mbi problemet aktuale për mbi 400 mbetjet mortore.

Qartësitë më të mëdha mbi personat e pagjetur, sipas Bombergerit, do të jenë të rëndësishme për të depolitizuar këtë çështje, e cila, siç tha ajo, ka tendenca të keqpërdoret nga qeveritë e shteteve përkatëse.

“Për shkak se çështja e personave të pagjetur është politizuar aq shumë dhe ka një potencial aq të madh për t’u keqpërdorur nga qeveritë dhe politikanët që mund të synojnë të përdorin vuajtjet e familjeve për qëllime politike, mendoj se është e rëndësishme për ne - meqë i kemi ADN-të dhe i kemi sinjalet dhe informacionet e qarta, t’ua ofrojmë këto familjarëve dhe ta depolitizojmë këtë çështje emocionale”, u shpreh Bromberger.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka pasur kontakte ndërmjet komisioneve për persona të pagjetur në Kosovë e Serbi, megjithatë thuhet se ka munguar vullneti politik i Beogradit zyrtar për të sjellë rezultate konkrete në kërkimin e mbi 1800 personave që vazhdojnë të figurojnë në listën e personave të pagjetur në Kosovë.

Çështja e të pagjeturve është paralajmëruar të jetë temë e bisedimeve të ardhshme për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo Bomberger theksoi rëndësinë që kur bëhet fjalë për të pagjeturit, të tejkalohet niveli teknik i bisedimeve.

“Një parakusht tjetër për të biseduar dhe për të pasur diskutime substanciale për rastet e personave të pagjetur ndërmjet Prishtinës e Beogradit është që të tejkalohen problemet, për të cilat kemi besuar se janë teknike”,
theksoi Bromberger.

Autoritetet kosovare paralajmëruan, ditë më parë, se do t’i kërkojnë Ministrisë maqedonase të Drejtësisë hetime mbi dyshimet për varreza masive me kosovarë të vrarë gjatë luftës në afërsi të Shkupit.

Lexoni edhe këto:

Riaktualizohet çështja e të pagjeturve
Çështja e të pagjeturve, pa ndryshime
XS
SM
MD
LG