Ndërlidhjet

Rumani: Romët krijojnë gjykatën e vet



I vetëshpalluri mbreti i romëve në Rumani, tha se e ka përuruar gjykatën e parë për këtë komunitet.

Florin Çoaba tha se gjykata në qytetin Sibiu do të vendosë për mosmarrëveshjet ndërmjet romëve, por nuk do të paraqesë sistem paralel të drejtësisë.

Çioba tha se gjykata do të ndërmjetësojë në konfliktet në pajtim me traditat e romëve.

Deri tash, komunitetet rome kishin një grup të moshuarish, të cilët ndërmjetësonin në mosmarrëveshjet mbi bazë të zakoneve.

Gjykata e re do të ketë jurinë prej 20 anëtarëve.

Vlerësohet se në Rumani jetojnë 1.5 milionë romë, megjithëse regjistrimi i fundit i regjistroi vetëm 500 mijë.
XS
SM
MD
LG