Ndërlidhjet

Sllovenia e shqetësuar se BE nuk ka vullnet për zgjërim



Presidenti i Sllovenisë tha se vendi i tij është i shqetësuar dhe i pakënaqur nga mungesa e vullnetit të BE-së për zgjërim dhe integrim të vendeve të ish Jugosllavisë.

Danilo Tirk i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët shtypi me kreun e presidencës së Bosnjes, Nikolla Radmanoviq.

Sllovenia është i vetmi vend i ish Jugosllavisë që ka hyrë në Bashkimin Evropian, ndërsa Kroacia shpreson sivjet t'i përfundojë bisedimet për anëtarësim.

Pesë shtetet tjera, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ende nuk i kanë filluar bisedimet për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG