Ndërlidhjet

Perëndimi ndihmon kryengritjen libiane



Kryeministri Dejvid Kameron tha se Britania do të punojë me aleatët në përgatitjet për zonën e ndalim-fluturimeve mbi Libi, për t'i mbrojtur njerëzit e saj nga sulmet e qeverisë së Moamer Gadafit.

Kryeministri i Australisë, Kevin Rud, tha se qeveria e tij do të kërkojë nga Kombet e Bashkuara që të miratojnë zonën e ndalim-fluturimeve.

Sidoqoftë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen u distancua nga bisedimet për zbatimin e menjëhershëm të një mase të tillë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Dejv Lapan, tha se ushtria amerikane po i lëviz forcat detare dhe ajrore në pozicionet për rreth Libisë. Ai tha se ky hap do t'i jepte presidentit të SHBA-ve Barak Obama një varg opcionesh për krizën.
XS
SM
MD
LG