Ndërlidhjet

logo-print

SHBA publikon vebfaqet e tregtisë së paligjshme



Qeveria amerikane ka publikuar listën me 33 faqe interneti, të cilat janë të përfshira në shitjen e mallrave të falsifikuara.

Në krye të listës qëndron faqja kryesore kineze e kërkimeve në internet, Baidu. Zëdhënësi i kësaj kompanie nuk ka pranuar të flasë rreth ndihmës që kjo faqe interneti i jep kompanive për shitjen e mallrave të rreme.

Në mesin e faqeve të tjera janë ajo kanadeze IsoHunt, Rutracker me qendër në Rusi dhe Demonoid në Ukrainë.

Të njëjtat burime theksojnë se tregjet në Kinë, Ukrainë dhe Indi kryesojnë në tregtinë e mallrave të falsifikuara.

XS
SM
MD
LG