Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Peticion kundër regjistrimit mbi baza etnike



Personalitete të jetës publike në Shqipëri i kanë dërguar një peticion presidentit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ku kundërshtojnë regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare të popullsisë.

Peticioni është nënshkruar nga 52 historianë, aktivistë të të drejtave të njeriut, shkrimtarë e artistë. Në mesin e nënshkruasve janë dhe dy ish presidentë të vendit, Rexhep Mejdani e Alfred Moisiu.

Nënshkruesit e dokumentit theksojnë se një regjistrim i tillë nuk bëhet në asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian, çfarë e bën të panevojshëm dhe në Shqipëri. Përveç të tjerave Shqipëria është një vend pa konflikte fetare apo etnike, thuhet në peticion.

Qeveria zyrtarisht e ka shtyrë regjistrimin e popullsisë të paraparë për tu zhvilluar në prill për në fund të vitit.

XS
SM
MD
LG