Ndërlidhjet

Rekord kandidimesh për çmimin Nobel për Paqe



Komiteti norvegjez i çmimit Nobel për Paqe ka marrë një numër rekord kandidimesh për vitin 2011.

Geir Lundestad, sekretari i përhershëm i Komitetit, ka thënë se 188 individë dhe 53 organizata janë kandiduar për çmimin prestigjioz. Afati i fundit për të dërguar kandidaturat ka qenë 1 shkurti.

Komiteti nuk i bën publike emrat e kandidatëve, por mësohet se në mesin e atyre që mund ta marrin këtë çmim janë aktivistja ruse e të drejtave të njeriut Svjetllana Ganushkina, WikiLeaks-i dhe disidentët kubanezë.

Në vitin 2010 çmimin Nobel për Paqe e morri disidenti i burgosur kinez Liu Xiaobo.
XS
SM
MD
LG