Ndërlidhjet

Gjendja në kufirin libian, kritike



Situata në kufirin perëndimor të Libisë me Tunizinë po arrin gjendjen e krizës, pasi 70-75 mijë njerëz janë larguar nga dhuna në Libi gjatë dhjetë ditëve të fundit.

Komisariati i Lartë për Refugjatë i OKB-së the se vetëm gjatë të hënës 14 mijë njerëz kanë kluar kufirin libiano-tunizian.

Burimet nga brenda Libisë pohojnë se forcat e Gadafit kanë dështuar të marrin kontrollin në qytetin e Zauijas, i cili mbahet nga protestuesit. Ky është qyteti më i afërt me Tripolin, që mbahet nga forcat anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG