Ndërlidhjet

Jemen: Presidenti akuzon SHBA-në, Izraelin për protestat


Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh e ka akuzuar sot Izraelin për financim dhe komplotim të protestave në vendin e tij dhe vendet tjera arabe, si dhe presidentin amerikan Barak Obama për shprehjen e mbështetjes ndaj protestave.

Duke folur në një takim me studentët dhe profesorët e Universitetit në Sana, Saleh tha se Obama “përzihet në punët e brendshme të vendeve arabe”.

Saleh, aleat kyç amerikan në luftën kundër terrorizmit, po përballet me protesta për largimin nga pushteti 32 vjeçar.

Sot Kombet e Bashkuara paralajmëruan se autoritetet në Sana po përdorin dhunë për t’i shtypur protestat.
XS
SM
MD
LG