Ndërlidhjet

Irani mohon arrestimin e liderëve të opozitës



Zyrtarët e Iranit i kanë mohuar raportet se liderët e opozitës Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, janë burgosur në Teheran, por nuk konfirmuan se ku ndodhen ata.

Musavi dhe Karubi kanë qëndruar në arrest shtëpiak që kur bënë thirrje për një tubim në 14 shkurt në përkrahje të kryengritjeve në vendet arabe.

Familjet e tyre dhe ueb-faqet e opozitës thanë se ata janë arrestuar të enjten, dhe janë transferuar në një burg afër Teheranit.

Kryeprokurori Golam Hosein Mohseni tha se pretendimet e bëra nga disa media “armiqësore” janë “false”.

Mbështetësit e opozitës planifikojnë sot të mbajnë një marsh në Teheran për të kërkuar lirimin e Musavit dhe Karubit.
XS
SM
MD
LG