Ndërlidhjet

Guttenberg: Hapi më i dhembshëm në jetë



Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, dha dorëheqje pasi muajin e kaluar u akuzua për plagjiarizëm në punimin e doktoraturës.

I gjetur nën presion pas shpërthimit të skandalit, ai tha se i ka informuar kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Kristian Volf për vendimin e tij.

"E informova kancelaren në një bisedë shumë miqësore se po jap dorëheqje nga postet politike, dhe kërkova të lirohem. Ky është hapi më i dhembshëm në jetën time", tha Guttenberg.

Aristokrati 39 vjeçar, ishte ndër ministrat më të popullarizuar të qeverisë Merkel.
XS
SM
MD
LG