Ndërlidhjet

AI kërkon përgjegjësi për vrasjen e demonstrantëve në Tunizi



Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i bëri thirrje qeverisë kalimtare në Tunizi që t'i nxjerrë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për vrasjen e demonstrantëve gjatë protestave në dhjetor dhe janar, ku u përmbys presidenti Zin al-Abidin Ben Ali.


Sipas Kombeve të Bashkuara, në trazirat e humbën jetën 147 njerëz, ndërsa 78 të tjerë në incidentet në burgjet.

Organizata tha se ka pasur raste kur forcat e sigurisë i kanë qëlluar njerëzit pas shpine, ndërsa snajperistët nga pullazet e ndërtesave i kanë qëlluar njerëzit në kokë dhe gjoks.

XS
SM
MD
LG