Ndërlidhjet

Rama: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ripërsëritur se bojkoti i zgjedhjeve lokale në Shqipëri është një opsion i pavlefshëm për të majtën.

Megjithatë, lideri i opozitës ka theksuar se për mbajtjen e tyre duhen kushte të reja, në mënyrë që të mund të garantohet vota e lirë.

“Zgjedhjet në këto kushte nuk mund të zhvillohen dhe ne kemi nënvizuar vullnetin tonë për t’i ndryshuar këto kushte, pa të cilat nuk mund të ketë zgjedhje jo vetëm më të mira se ato të fundit, por as si ato”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri vjen me largimin e kryeministrit Berisha.
XS
SM
MD
LG