Ndërlidhjet

logo-print

BE: Samit i jashtëzakonshëm për Libinë



Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen në 11 mars në Bruksel në samitin e jashtëzakonshëm kushtuar krizës në Libi dhe në Afrikën Veriore, paraaljmëroi një diplomat i BE-së.

Mbledhja është thirrur me kërkesë të presidentit të Francës, Nikola Sarkozi.

Kërkesa e Parisit është mbështetur Britania e Madhe dhe nga vendet e Evropës jugore, të cilat janë më të prekurat nga trazirat në brigjet jugore të Mesdheut.
XS
SM
MD
LG