Ndërlidhjet

Protesta të mëdha në Jemen


Turrma të mëdha njerëzish dolën sot në kryeqytetin e Jemenit, Sana, në atë që opozita e cilësoi si protesta më e madhe deri sot kundër sundimit 32 vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh.

Kundërshtarët e tij i mbushën rrugët që çojnë në sheshin afër Universitetit Sana, ku studentët dhe demonstruesit janë vendosur tashmë një javë.

Më herët, presidenti i akuzoi Izraelin për financim dhe komplotim të protestave në Jemen dhe vendet tjera arabe, si dhe presidentin amerikan Barak Obama për shprehjen e mbështetjes ndaj protestave.

Saleh tha se Obama “përzihet në punët e brendshme të vendeve arabe”.

Saleh, aleat kyç amerikan në luftën kundër terorizmit përballet me protesta për largimin nga pushteti.
XS
SM
MD
LG