Ndërlidhjet

Anijet amerikane i afrohen Libisë



Anijet e Shteteve të Bashkuara po u afrohen ujërave në afërsi të Libisë në mënyrë që të përgatiten për situata të natyrës humanitare, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Agjencia Reuters e transmeton zëdhënësin Xhei Karnei të ketë thënë se megjithate "asnjë opsion nuk është jashtë tryezës".

Karnei ka shtuar se rrethi i ngushtë i liderit të Libisë, Moamer Gadafi, do të duhej të mendohet "dy herë" përpara se të vazhdojë ta mbështesë atë.
XS
SM
MD
LG