Ndërlidhjet

Perëndimi e shqyrton aksionin ushtarak kundër Gadafit


Vendet Perëndimore thonë se po e shqyrtojnë çështjen nëse do të ndërmarrin aksion ushtarak për të ndihmuar në largimin e liderit të Libisë, Muamer Gadafi, nga pushteti dhe për mbrojtjen e libianëve, që e kundërshtojnë regjimin e Gadafit, nga sulmet e forcave të Gadafit.

Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen për emergjencën me refugjatë lidhur me këtë krizë, duke thënë se afro 75 mijë njerëz janë larguar nga Libia në Tunizi, prej 20 shkurtit.

Raportohet se luftime të reja janë zhvilluar derisa forcat lojale ndaj Gadafit po synojnë rimarrjen e kontrollit në hapësirat që mbahen nga protestuesit në pjesën perëndimore të Libisë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka konfirmuar mbrëmë se disa luftanije amerikane kanë lëvizur drejt Libisë.

Por, ai tha se nuk ka marrëveshje brenda NATO-s për të ndërmarrë aksion ushtarak dhe se nuk ka vendim nga administrata e presidentit Barak Obama, lidhur me ndonjë forcë.
XS
SM
MD
LG