Ndërlidhjet

Maqedoni: Arriti përfaqësuesi i ri i BE-së, Piter Sorensen


Përfaqësuesi i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Piter Sorensen, ka arritur në Shkup.

Në këtë post, ai e zëvendëson Ervan Fueren, i cili e përfundoi mandatin e tij në Maqedoni.

Zoti Sorensen ishte diplomat në Kosovë dhe në Serbi dhe konsiderohet se është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan.

Maqedonia, gjatë mandatit të ambasadorit Ervan Fuere, nuk ia doli ta marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, por e realizoi çështjen e liberalizimit të vizave.

Raportohet se zoti Fuere ka pasur raporte të ftohta me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që e kishte akuzuar se anon për opozitën dhe i cili nuk kishte marrë pjesë në një pritje lamtumirëse të Fueres.
XS
SM
MD
LG