Ndërlidhjet

SHBA: Miratohet financimi i qeverisë për dy javët e ardhshme


Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin për ta financuar qeverinë për dy javët e ardhshme, lëvizje kjo që do ta shmangë bllokimin e menjëhershëm të qeverisë.

Kjo legjislaturë u miratua me 335 vota për dhe 91 kundër.

Tash, kjo masë pritet të kaloj edhe në Senat.

Pa këtë legjislaturë të re, fondet për operacionet e qeverinë do të përfundonin të premten, më katër mars.

Sipas kësaj mase, republikanët, që e kanë shumicën në Dhomën Përfaqësuese, dhe demokratët e presidentit Barak Obama, deri më 18 të këtij muaji duhet të pajtohet për buxhetin e ri.
XS
SM
MD
LG