Ndërlidhjet

Takohen Karzai dhe Grosman


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Mark Gorsman, ka takuar presidentin afgan, Hamid Karzai. Takimi në Londër është i pari ndërmjet dy palëve që kur diplomati Grosman ka zënë vendin e Hollbrukut, i cili ndërroi jetë dhjetorin e kaluar.

Deklarata e lëshuar pas takimit nga kabineti presidencial në Kabul bën thirrje për bashkëpunim më të madh midis Afganistanit, Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Rreth 140 mijë trupa ndërkombëtare luftojnë militantët talibanë në Afganistan, ndërsa rreth dy të tretat e tyre janë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG