Ndërlidhjet

Dy luftanije amerikane drejt Libisë


Dy luftanije amerikane me 2,000 marinsa në bord kanë kaluar përmes Kanalit të Suezit drejt ujërave të Libisë, ndërsa kriza humanitare në vendin afrikan vazhdon të përshkallëzohet.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një emergjencë të refugjatëve, duke thënë se rreth 75 mijë libianë tashmë janë larguar drejt Tunizisë.

Raportet flasin për luftime të ashpra, derisa forcat e Gadafit përpiqen të rimarrin kontrollin e zonave të pushtuara nga protestuesit.

Një cisternë me karburante ka shpërthyer sot në kryeqytetin Tripoli, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk ka qenë menjëherë i qartë.
XS
SM
MD
LG