Ndërlidhjet

IHT: Libia dhe përgjegjësia për ta mbrojtur


Mbështetësit e regjimit mbajnë fotografi të Gadafit në kryeqytetin Tripoli, 2 mars 2011.

Mbështetësit e regjimit mbajnë fotografi të Gadafit në kryeqytetin Tripoli, 2 mars 2011.

"International Herald Tribune"

Në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të Muamer Gadafit kundër civilëve në Libi, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri rezolutën historike në një sesion të jashtëzakonshëm, të shtunën mbrëma.

Me këtë rezolutë imponohet embargo e armatimit ndaj Libisë, sanksione financiare dhe të udhëtimit kundër Gadafit, anëtarëve të familjes së tij dhe zyrtarëve të lartë të regjimit. Me rezolutën, situata në Libi referohet te Gjykata Ndërkombëtare Penale, për hetime dhe ndjekje potenciale të atyre që janë të involvuar në ato që janë përshkruar si krime të mundshme kundër njerëzimit.

Në samitin botëror të Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, më se 150 shefa të shteteve dhe të qeverive unanimisht patën miratuar deklaratën për përgjegjësinë për të mbrojtur aksionin kolektiv ndërkombëtar, të autoritzuar “për ta mbrojtur popullatën e shtetit nga gjenocidi, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit”, nëse ai shtet është i paaftë apo nuk ka vullnet t’i mbrojë shtetasit e tij - ose edhe më keq, sikur në rastin e Libisë, nëse shteti është autor i kriminalitetit të tillë.

Prej atëherë, kjo doktrinë është zbatuar në rastin e dhunës paszgjedhore në Keni, në periudhën 2007-2008. Kjo ishte hera e dytë, pas Darfurit, që aksioni në mënyrë eksplicite ishte kërkuar nga Këshilli i Sigurimit, duke pasur parasysh situatën në një vend specifik.

Prej fillimit të krizës në Libi, pyetja që shtrohej gjatë zhvillimeve të shpejta, ishte nëse dënimet, që vinin nga të gjitha anët e botës, do të ndiqen nga aksioni konkret.

Përvoja sugjeronte shkaqe për skepticizëm. Duke pasur parasysh ndarjen ndërmjet anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara), shmangia e vetos shpeshherë ka kërkuar një qasje joefektive dhe të nivelit më të ulët.

Prandaj, rezoluta për Libinë është hap madhor përpara, si për popullin e Libisë, ashtu edhe për përkushtimin e shprehur të komunitetit ndërkombëtar, për t’i ndalur mizoritë.

Por, lidhur me atë se çka po ndodh në Libi, është me rëndësi të kuptohen këto zhvillime dhe sa më tepër duhet të bëhet.

Para së gjithash, përgjigjja e ashpër ndaj situatës në Libi ishte e mundshme për shkak të kombinimit të aksioneve të tmerrshme të Gadafit kundër civilëve, për shkak të komenteve të tij vetëshkatërruese, që demonstrojnë qëllimin e tij dhe humbjen e lidhjes me realitetin, pastaj largimin masiv të ambasadorëve, të shërbyesve ushtarakë dhe civilë në Libi dhe në mbarë botën.

Në mënyrë specifike, duke e humbur kontrollin ndaj territorit të tij, juridikisht, Gadafi mund të përshkruhet se nuk është më lider i këtij vendi.

Në këtë kuadër, Këshilli i Sigurimit do të mund e miratonte një rezolutë të re për zgjerimin e menjëhershëm të njohjes së qeverisë së re të përkohshme, që po lind në këtë vend, duke e autoritzuar NATO-n për mbështetjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi, për ta parandaluar bombardimin e civilëve dhe për t’i lejuar të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara të realizojnë mbështetje direkte për qeverinë e përkohshme.

Mbështetja e këtillë do të mund të përfshinte, për shembull, vendosjen e shpejtë të një force të Unionit Afrikan dhe të Bashkimit Evropian në këtë vend. (f.b.)

XS
SM
MD
LG