Ndërlidhjet

Gadafi shfaqet sërish



Muamar Gadafi është shfaqur në televizion në një tubim të mbështetësve të tij në Tripoli. Televizioni libian raportoi se ngjarja ishte organizuar për të kujtuar 34 vjetorin e pushtetit të popullit.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes pohojnë se aeroplanët luftarakë kanë sulmuar qytetin e Axhabijas në lindje të vendit, që kontrollohet nga forcat kundër Gadafit.

Forcat anti-Gadafi kontrollojnë pjesën më të madhe të pjesës lindore të vendit, derisa Gadafi mbetet i pozicionuar në Tripoli dhe po kundërsulmon.

Lidhja Arabe diskuton sot gjendjen në Libi gjatë tkaimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Libia është pezulluar nga ky organizëm për shkak të dhunës së qeverisë të ushtruar ndaj protestuesve.
XS
SM
MD
LG