Ndërlidhjet

Maqedoni: Regjistrimi i popullsisë para dështimit


Shkup (Foto arkivi)

Shkup (Foto arkivi)

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni mund të shyhet, për shkak të vendosmërisë së partive në pushtet për të shkuar në zgjedhje të parakoshme parlamentare. Nga qeveria thonë se për këtë çështje ende nuk është diskutuar, përkundër njoftimeve të shumta në opoinion. Shtyrja e regjistrimit shihet e pashmangshme edhe për faktin e largimit të anëtarëve shqiptarë nga puna e Komisionit shtetëror për regjistrim.


Paralajmërimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare si dhe largimi i anëtarëve shqiptarë nga Komisioni Shtetëror për Regjistrim kanë vënë në pikëpyetje mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, të paraparë nga data 1 deri më 15 prill të këtij viti.

Burime të ndryshme kanë njoftuar se partnerët e koalicionit qeveritar veçmë janë dakorduar për shtyrjen e regjistrimit për në vjeshtë dhe se për këtë temë është disktuar edhe në mbledhjen e qeverisë. Por, zëdhënësi Muhamet Hoxha mohoi një gjë tillë.

“Qeveria e Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme, nuk ka diskutuar për mundësinë e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për regjstrimin e popullsisë dhe me këtë mbetet në fuqi ligji i miratuar nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë për mbajtjen e regjistrimit prej 1-15 prill. Për çdo ndryshim të mundshëm, opinioni do të njoftohet me kohë”, deklaroi Hoxha.

Përkundër kësaj, jozyrtarisht thuhet se shtyrja e regjistrimit tashmë është çështje e kryer, por vendimi përfundimtar do të merret pasi të jenë caktuar zgjedhjet e parakohshme – gjë që do të ishte edhe një argument më i fuqishëm para opinionit për domosdoshmërinë e shtyrjes së këtij procesi.

Përveç zgjedhjeve, regjistrimi nuk do të mbahet në afatin e paraparë edhe për faktin e mospajtimeve brenda Komisionit Shtetëror për Regjistrim.

Anëtarët shqiptarë, tashmë një kohë, janë larguar nga ky organ për shkak të mbivotimit nga anëtarët maqedonas lidhur me shpërndarjen e regjistruesve në zonat me popullatë të përzier.

Ata thonë se do të kthehen në punën e Komisionit vetëm nëse plotësohen kërkesat e tyre.

Qeveria e Maqedonisë
“Nuk ka asnjë ndryshim, pavarësisht mbledhjeve që mban Komisioni pa praninë tonë. Mendoj se pozicioni është shumë i qartë. Ne do të kthehemi atje vetëm nëse i rikthehemi mbledhjes së pestë kur jemi mbivotuar”.

“Kërkesat kanë të bëjnë kryesisht me numrin e regjistruesve dhe instruktorëve e komisionarëve rajonalë, që do të duhet të jetë në përputhje me nenin 34 të Ligjit për regjstrim, i cili është shumë i qartë - që shpërndarja e tyre do të duhet të jetë sipas strukturës entike të përbërjes së regjionit”,
deklaroi anëtari i Komisonit Shtetëror për Regjistrim, Milaim Ademi.

Por, kryetarja e Komisionit, Vesna Janevska, përjashtoi mundësinë e përmbushjes së këtyre kërkesave, duke thënë se Komisioni ka vepruar në përputhje me ligjin, pasi numri i regjistruesve do të jetë i barabaratë.

Edhe partitë opozitare shqiptare kanë kundërshtuar mbajtjen e regjistrimit të popullsisë në muajin prill. Demokracia e Re kërkon mbajtjen e tij në muajin korrik, kur në vend kthehen për pushime edhe mërgimtarët shqiptarë, me qëllim që edhe ata të përfshihen në regjistrim.

Partia Demokratike Shqiptare disa herë ka bërë me dije se në qoftë se regjistrimi mbahet në prill, atëherë do të organizojë regjsitrim paralalel përmes një modeli të veçantë, që do të përfshinte disa vendbanime, rezultatet e të cilave do të krahasoheshin më pas me regjistrimin eventual të institucioneve.
XS
SM
MD
LG