Ndërlidhjet

NATO-ja pranon vrasjen aksidentale të fëmijëve



Forcat e NATO-s në Afganistan kanë pranuar përgjegjësinë dhe kanë kërkuar falje për vrasjen aksidentale të nëntë fëmijëve afganë.

Të nëntë fëmijët u vranë derisa kishin dalë në mal për dru kur u goditën nga një aeroplan i NATO-s.

Qindra fshatarë afganë kanë protestuar sot me parrulla kundër SHBA-ve dhe qeverisë afgane. Presidenti Karazi ka kërkuar t'i jepen fund vrasjeve aksidentale të civilëve.
XS
SM
MD
LG