Ndërlidhjet

Vriten dy persona në aeroportin e Frankfurtit



Dy persona kanë vdekur në aeroportin e Frankfurtit kur një burrë ka sulmuar autobusin që transportonte ushtarë amerikanë, raporton policia gjermane.

Shoferi i autobusit dhe një ushtar kanë vdekur. Një ushtar tjetër raportohet të jetë plagosur rëndë.

Rrjedha e ngjarjeve nuk është ende e qartë. Zëdhënësi i policisë Jurgen Linker tha se "duket se gjithë ngjarja ka ndodhur brenda autobusit".

Ushtria amerikane tha se nuk ka informacione për incidentin, por ishte duke e verifikuar ngjarjen. Ushtria amerikane ka disa baza ushtarake në rajonin e Frankfurtit.

Policia ka arrestuar një 21 vjeçar. Agjencia gjermane e lajmeve, DPA raporton se sulmuesi është me origjinë nga Kosova.
XS
SM
MD
LG