Ndërlidhjet

Luftanijet amerikane i afrohen Libisë



Dy luftanije amerikane kanë hyrë në Detin Mesdhe po lundrojnë drejt ujërave të Libisë, ndërkohë që lideri libian Muamer Gadafi thotë se "do të luftojë deri në njeriun e fundit".

Luftanijet USS Kearsarge dhe USS Ponce e kaluan sot Kanalin e Suezit pasi destrojeri USS Barry të hënën e kaloi kanalin e njëjtë.

Në Tripoli, Gadafi përsëri e akuzoi Al Kaidën për trazirat në vendin e tij, dhe tha se kurrë nuk do të tërhiqet.

Raportohet për 10 të vrarë në luftimet e kryengritësve dhe forcave të qeverisë në portin lindor Brega.

Po sot, kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso tha se Gadafi duhet të largohet.

Në Hagë, Gjykata Penale Ndërkombëtare tha se nesër do të hapë hetime për dhunën në Libi.
XS
SM
MD
LG