Ndërlidhjet

Kosovari vret dy ushtarë amerikanë




Dy ushtarë amerikanë janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, raportojnë autoritetet rajonale. Këto të fundit nuk përjashtojnë as mundësinë e një lidhje terroriste.

Personi i cili vrau dy ushtarë e ka plagosur rëndë dy të tjerë, sipas informacioneve është nga Kosova, tha ministri i Brendshëm i shtetit të Hes, Boris Rein. Incidenti ka ndodhur kur është sulmuar autobusi që transportonte ushtarët amerikanë. Nuk është e qartë nëse sulmi ka ardhur nga brenda autobusit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve AP se policia gjermane e ka identifikuar të dyshuarin si Arif Uka, qytetar i Kosovës nga qyteti i Mitrovicës. I dyshuari gjendet në paraburgim. Burimet gjermane raportojnë se sulmuesi është i moshës 21 vjeçare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar sulmin dhe shtoi se vendi i saj do të bëjë “gjithçka është e mundur” për të hetuar deri në fund sulmin ndaj autobusit të ushtarëve amerikanë.

Ushtria amerikane ka një numër bazash në rajonin e Frankfurtit
XS
SM
MD
LG