Ndërlidhjet

logo-print

SHBA të kujdesshme për mundësinë e ndërhyrjes në Libi



Përderisa vazhdojnë luftimet ndërmjet kryengritësve dhe forcave besnike ndaj liderit Moamer Gadafi, Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar kujdes lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare ushtarake në Libi.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, paralajmëroi se vendosja e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi mund të shihej si akt i luftës.

Shtëpia e Bardhë tha se megjithate Uashingtoni po vazhdon ta vlerësojë situatën, dhe se nuk është përjashtuar asnjë opsion, përfshirë zona e ndalim-fluturimit.

Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë afruar dy luftanije amfibie në Mesdhe, dhe i kanë bërë thirrje Gadafit që ta lëshojë pushtetin.

Në luftimet në Libi, forcat kryengritëse dje i zbrapsën sulmet e ushtarëve besnikë të Gadafit për ta rimarrë qytetin lindor Brega.
XS
SM
MD
LG