Ndërlidhjet

logo-print

Çavez diskuton mundësitë për ndërmjetësim me Gadafin



Presidenti i Venecuelës Hugo Çavez ka folur me liderin e Libisë, Moamer Gadafi mbi mundësinë e formimit të një blloku, të përshkruar si "vende mike", për të nisur një mision ndërkombëtar që do të ndihmonte zhgjidhjen e krizës në Libi.

Ministri i Informatave në Karakas, Andres Izara, tha se Çavez foli me Gadafin të martën.

Ai tha se Venecuela u ka ofruar aleatëve të saj në Amerikën Latine dhe gjetkë të diskutojnë mundësinë e krijimit të një blloku të vendeve mike, i cili do të quhej Komiteti i Paqes, dhe do të ndërmjetësonte mes Gadafit dhe kryengritësve.
XS
SM
MD
LG