Ndërlidhjet

Libia mban tre ushtarë holandezë



Ministria e Mbrojtjes e Holandës konfirmoi se tre ushtarët të saj mbahen nga autoritetet në Libi pasi u kapën nga forcat besnike të Moamer Gadafit teksa po përpiqeshin të shpëtojnë punonjësit evropianë me helikopter.

Zëdhënësi i ministrisë tha se tre marincat janë kapur të dielën në Sirte, në veri të Libisë, dhe se po zhvillohen "negociata intenzive" për të siguruar lirimin e tyre.

Më herët, mediat holandeze raportuan se ushtarët ishin sulmuar pasi helikopteri i tyre kishte zbritur në Sirte.
XS
SM
MD
LG