Ndërlidhjet

Jemen: Opozita i ofron presidentit 'planin për largim'



Grupet opozitare në Jemen i kanë ofruar presidentit Ali Abdullah Saleh një plan për largim të shpejtuar nga pushteti deri në fund të vitit 2011.

Zëdhënësi i opozitës tha se plani është dakorduar gjatë një "takimi me shkollarët fetarë".

Saleh pritet të njoftojë pasdite nëse e pranon apo e hedh poshtë propozimin.

Që nga 16 shkurti Jemeni është përfshirë nga protestat ku kërkohet që presidenti Saleh t'i japë fund sundimit 32 vjeçar.

Nëntëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në trazirat.
XS
SM
MD
LG