Ndërlidhjet

logo-print

Përleshjet në Libi shtrenjtojnë naftën



Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur pas përleshjeve në Libi ndërmjet forcave të Moamer Gadafit dhe opozitës, që shkaktuan shqetësime për furnizim me naftë.

Në bursën e Nju Jorkut, një fuçi naftë u tregua për 102.23 dollarë, ndërsa në bursën e Londërs, nafta e tregtuar për muajin prill shkoi në 116.35 dollarë për fuçi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se më shumë se gjysma e prodhimtarisë së naftës në Libi nuk arrin dot në tregjet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG