Ndërlidhjet

logo-print

Ambasada amerikane dënon sulmin në Frankfurt


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i bashkohet popullit të Kosovës në dënimin e sulmit të djeshëm në Frankfurt, që mori jetën e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.

Në emër të popullit amerikan, ambasada falënderon qeverinë dhe presidentin e Kosovës për deklaratat e tyre të ngushëllimit dhe mbështetjes në këtë kohë, thuhet në njoftim.

"Ne jemi të vetëdijshëm se edhe populli i Kosovës është tronditur nga ky krim rrënqethës, që është fyerje për vlerat dhe traditat e tij. Ky akt individual në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme midis dy vendeve tona, ose në marrëdhëniet jashtëzakonisht të ngrohta dhe të ngushta mes qeverive dhe popujve tanë", thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG