Ndërlidhjet

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara i bashkohet Qeverisë dhe popullit të Kosovës në
dënimin e sulmit të djeshëm në Frankfurt-Gjermani, që mori jetën e dy amerikanëve
dhe plagosjen e dy të tjerëve", thuhet në komunikatën e lëshuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

"Mendimet tona janë me ata që u plagosën dhe familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që u preken nga kjo tragjedi. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve për këtë humbje".

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në emër të popullit të
Shteteve të Bashkuara, falënderon Qeverinë dhe Presidentin e Kosovës për deklaratat
e tyre të ngushëllimit dhe të përkrahjes në këto çaste. Ne jemi të vetëdijshëm se populli
i Kosovës është gjithashtu i tronditur me këtë krim neveritës që është një fyerje për
vlerat dhe traditat e popullit shqiptar", thuhet në komunikatë.

"Akti i një individi të vetëm nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona, ose në marrëdhënie jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të ngushtë të popujve tanë dhe qeverive", thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.

Ambasa do t'i hap dyert për të nënshkruar librin e ngushëllimeve në Prishtinë, duke filluar nga dita e sotme prej orës 14:00 -16:00 dhe nesër prej orës 10:00-16:00.
XS
SM
MD
LG