Ndërlidhjet

Shtyhet samiti i Ligës Arabe


Iraku është dakorduar të shtyjë samitin e Lidhjes Arabe, me kërkesë të ministrave të huaj për shkak të trazirave në rajon.

Samiti, i planifikuar për 29 mars në Bagdad, shtyhet për një periudhë maksimale deri më 15 maj, ka njoftuar kabineti i kryeministrit Nuri al-Maliki.

Vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut janë përfshirë nga protestat që kanë çuar në rrëzimin e sundimtarëve në Tunizi dhe Egjipt.

Samiti i Ligës Arabe është parë mjaft i rëndësishëm për riintegrimin e Irakut në botën arabe, tetë vjet pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG