Ndërlidhjet

Pacolli, Uoll: Para Kosovës sfida ekonomike


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Uoll.

Zhvillimet aktuale në vend, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe krijimi i institucioneve të reja, ishin tema diskutimi mes dy zyrtarëve.

Këta të fundit ndanë të njëjtin mendim për sfidat ekonomike që e presin Kosovën, ndërsa gjenerali Uoll shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar shtetin e ri në të gjitha fushat.
XS
SM
MD
LG