Ndërlidhjet

Tahiri dhe Hoxhaj në SHBA


Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kanë udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Delegacioni i Kosovës do të ketë takime me nivele të larta të Departamentit të Shtetit, si dhe të Kongresit Amerikan. Dy zyrtarët kosovarë do të takohen edhe me zëvendëssekretarin e Shtetit, Xhejms Stajnberg.

Tahiri dhe Hoxhaj do të mbajnë një ligjëratë në Qendrën për marrëdhënie transatlantike në Universitetin Xhons Hopkins me temën: “Kosova pas zgjedhjeve dhe sfidat para saj”.
XS
SM
MD
LG