Gjykata Ndërkombëtare për Krime do të hetojë udhëheqësin libian, Muamer Gadafi, dhe rrethin e tij të brendshëm, përfshië djemtë e tij, për krime të dyshuara kundër njerëzimit.
Prokurori Luis Moreno Okampo e bëri publik lajmin në një konferencë për gazetarë në Hagë.
“Sot, më 3 mars, 2011, Zyra e Prokurorit ka vendosur të hapë hetime për krime të dyshuara kundër njerëzimit, të kryera në Libi që nga data 15 shkurt”, tha Okampo.
Ai shtoi se forcat e Gadafit kanë sulmuar protestuesit paqësorë në disa qytete të Libisë. Okampo u zotua se "nuk do të ketë falje për Libinë".
Vendimi i gjykatës vjen pasi forcat besnike të Gadafit kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve në Libinë lindore.
Dëshmitarët thanë se sulmet kishin në shënjestër aeroportin e terminalit të naftës në qytetin Brega dhe pozitat e kryengritësve në qytetin e afërt Axhdabia.
Ndërkohë, Holanda konfirmoi se tre ushtarët të saj mbahen nga autoritetet, pasi u kapën nga forcat pro-qeveritare teksa përpiqeshin të shpëtojnë punonjësit evropianë me helikopterë.