Ndërlidhjet

Bashkësia Islame dënon sulmin në Frankfurt


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë.

"Dënojmë çdo akt terrorist, pavarësisht se kush e kryen atë, pa marrë parasysh qëllimin dhe motivin, ndonëse për ne ky rast është edhe më i rëndë kur në të është i implikuar një individ me origjinë nga Kosova", thuhet në komunikatën e BIK-ut.

"Të sulmosh ushtarët e një vendi mik që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përpos që është një akt makabër e terrorist, s’ka dyshim se është edhe një sulm kundër Kosovës dhe popullit të saj si dhe kundër interesave të popullit shqiptar", thuhet mes tjerash në deklaratë.

Kryesia e BI-së i shpreh "mbështetje të fortë dhe të parezervë Qeverisë amerikane, me bindjen se dy popujt do të gjejnë forcën e aryes në tejkalimin e kësaj tragjedie".
XS
SM
MD
LG