Ndërlidhjet

logo-print

Gjendet fëmija i rrëmbyer në Prishtinë


Fëmija 5-vjeçar, i cili është rrëmbyer sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, është gjetur dhe i është kthyer familjes në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy qytetarë kanë gjetur fëmijën në lagjen Dardania dhe e kanë dërguar në stacionin policor të jugut. Policia ka ftuar prindërit dhe është bërë identifikimi i fëmijës së rrëmbyer.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi.
XS
SM
MD
LG