Ndërlidhjet

Riker: Emri të zgjidhet nga Shkupi dhe Athina


Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker, ka shprehur shqetësimin për lirinë e mediave, situatën politike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

“Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin Maqedoninë në të njëjtën tavolinë me anëtarët e tjerë të NATO-s”, tha ambasadori Riker, duke nënvizuar se gjatë qëndrimit të kryeministrit Gruevski në Uashington, nuk është përmendur fare mbajta e zgjedhjeve të parakohshme.

"Ndarjet në vijën 'tonët' dhe 'tuajët', përplasjet e këtilla nuk e ndihmojnë vendin të ecë përpara. Unë nuk mund të paragjykoj se çfarë zgjedhjesh do të keni, por shpresoj se, në qoftë se ato organizohen, do të jenë të drejta dhe demokratike, në përputhje me procedurat ligjore”, deklaroi Riker.

Një nga temat që u diskutuan në Uashington ishte çështja e emrit me Greqinë, bëri të ditur ambasadori amerikan, duke ripërsëritur mesazhin e administratës së SHBA-ve se këtë problem duhet ta zgjidhin palët kontestuese, Greqia dhe Maqedonia, duke mos pritur zgjidhje të gatshme nga SHBA-të.
XS
SM
MD
LG