Ndërlidhjet

Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit


Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur pranë Kryesisë së Kuvendit të osovës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të premten, më 4 mars, në të cilën do të diskutoheshin bisedimet me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës e ka marrë me ngut çështjen e bisedimeve me Serbinë. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është emëruar udhëheqëse e ekipit negociator dhe i ka filluar takimet e para të saj me kryendërmjetësin Robert Kuper. Koordinatori i strategjisë së Qeverisë së Kosovës për veriun, Ylber Hysa, vizitoi Beogradin javën e kaluar".

"Këto bisedime filluan prapa shpinës së Kuvendit të Kosovës, ku është e domosdoshme të diskutohet së pari, nëse negociatat duhet të ndodhin në parim, dhe, së dyti, nëse ato duhet të ndodhin në këtë mënyrë. Prandaj, kërkuam një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për këto bisedime”, thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj lëvizjeje për mediat.
XS
SM
MD
LG