Ndërlidhjet

BE: 30 milionë euro për refugjatët libianë


Bashkimi Evropian do të ndajë 30 milionë euro ndihmë për të përballuar krizën e refugjatëve në kufirin e Libisë me Tunizinë.

Lajmin e bëri të ditur shefja për ndihma e BE-së, Kristalina Georgieva, e cila ka vizituar sot zonën kufitare.

Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka kumtuar se do të hetojë udhëheqësin libian, Muamer Gadafi, dhe rrethin e tij të brendshëm, përfshië djemtë e tij, për krime të dyshuara kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG