Ndërlidhjet

Obama: Gadafi duhet të largohet


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka bërë thirrje sërish udhëheqësit libian, Muamer Gadafi, të largohet nga pushteti.

Në konferencën për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se Gadafi e ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr.

“Ne do të vazhdojmë të dërgojmë një mesazh të qartë: dhuna duhet të marrë fund. Muamer Gadafi e ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr dhe duhet të largohet. Ata që kanë kryer dhunë kundër popullit libian, duhet të japin përgjegjësi. Asipratat e popullit libian për liri, demokraci dhe dinjitet duhet të përmbushen”, tha Obama.

Ai kumtoi se ka miratuar përdorimin e aerplanëve luftarakë të SHBA-ve për të marrë refugjatët egjiptianë në kufirin e Libisë me Tunizinë.

“Ne gjithashtu po u përgjigjemi me shpejtësi nevojave urgjente humanitare. Dhjetëra mijëra njerëz nga vende të ndryshme po largohen nga Libia. Ne çmojmë qeveritë e Tunizisë dhe Egjiptit për reagimin, me gjithë faktin se edhe ato janë në gjendje tranzicioni”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG