Ndërlidhjet

logo-print

Kina rrit buxhetin ushtarak me 13%



Kina e ka rritur buxhetin vjetor të ushtrisë me 13%. Buxheti ushtarak për vitin 2011 është 601 miliardë juan ose 91.5 miliardë dollarë.

Burimet zyrtare pohuan se rritja e buxhetit ushtarak është e nevojshme për të modernizuar ushtrinë 2.5 milionë anëtarëshe të Kinës. Besohet se Kina renditet e dyta në botë, pas Shteteve të Bashkuara sa i përket shpenzimeve ushtarake.
XS
SM
MD
LG