Ndërlidhjet

logo-print

Tunizia voton më 24 korrik



Zgjedhjet e përgjithshme në Tunizi do të mbahen më 24 korrik, deklaroi presidenti i përkohshëm i vendit, Fuad Mebaza. Parlamenti i ri do të duhet të hartojë e miratojë kushtetutën e re të vendit.

Ndryshimi i kushtetutës është hap i domosdoshëm për të krijuar një sistem shumëpartiak në Tunizi.

Tunizia po përpiqet të ruajë stabilitetin që pas përfundimit të protestave masive, të cilat rezultuan me rrëzimin në 14 janar të presidentit Ben Ali. Ky i fundit kishte drejtuar Tunizinë me dorë të hekurt për 23 vjetë.

Tunizia ishte vendi i parë arab ku nisën protestat që po çojnë në ndryshimin e regjimeve.
XS
SM
MD
LG